VIDEO/Bakaj heroik te penalltitë, Dinamo eliminon Tiranën, në çerekfinale e pret një tjetër derbi
Dinamo kualifikohet mes dritharimash në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë pasi eliminoi Tiranën pas një ndeshjeje dramatike që dukej sikur nuk do të kishte fund. Bardheblutë arritën të barazonin llogaritë duke fituar 2-0 ndeshjen e kthimit në Air Albania falë golave të Gjumsit dhe Limajt me penallti, duke e çuar ndeshjen në shtesë pasi rezultati i përgjithshëm shkoi në 2-2. 30 minutat e shtesë nuk prodhuan asgjë ndërsa te penalltitë heroi i dinamovitëve ishte portieri Edvan Bakaj që priti 3 11-metërsha ndërsa në dy nuk kishte fat pasi i shpëtoi topi nga duart ndërsa realizoi në mënyrë perfekte edhe penalltinë e tij. Në fund një sukses 8-7 i Dinamos te penalltitë që tashmë në çerekfinale do të masë forcat me Partizanin në një tjetër derbi të dyfishtë.
Kupa e Shqipërisë, raundi i 1/8-ave (Air Albania)
Tirana-Dinamo 2-0 (7-8 penallti) ( (Gjumsi 35′, Limaj 78′ pen)
Kronika e ndeshjes:
Penalltitë(7-8)
Ibraimi (Gol), Limaj(Gabon), Mihana(Gol), Ismailgeci(Gol), Gavazaj(Gabon), Seferi(Gol), Maliqi(Gol), Xhixha(Gabon), Demiri(Gabon), Hoti(Gol), Imami(Gol), Totre(Gol), Sofranac(Gol), Beshiraj (Gol), Bakaj(Gol), Bekaj(Gol), Samake(Gol), Behiratche(Gol), Daija(Gol), Toshevski(Gabon)
114′-Super Edvan Bakaj mban në lojë Dinamon pas avancimit të Beshiraj që i vetëm ndalet nga portieri.
106′-Goditje e fortë Marsel Ismailgecit që merr kundërpërgjigjen e Edvan Bakajt që shfaqet në lartësinë e duhur në këtë episod.
90+2′- Sërish e rrezikshme Tirana. Bardheblutë zbresin bukur dhe topi përfundon te Vesel Limaj, gjuajtja e të cilit pritet nga Edvan Bakaj.
89′-Provon sërish Xhixha por këtë herë goditja e tij është e lehtë për duart e Edvan Bakaj.
88′-Redon Xhixha godet shtyllën, i pafat sulmuesi i Tiranës me topin e goditur prej tij që u devijua edhe nga Samake.
83′-Përpiqet të reagojë Dinamo por goditja e Patrik Bardhit nuk gjen kuadratin.
78′-Tirana barazon llogaritë e të dyja ndeshjeve duke realizuar edhe golin e 2-të me Vesel Limaj që kthehu në gol një 11-metërsh të shkaktuar nga Edvan Bakaj ndaj Hotit, pas një tjetër pasigurie në mbrojtjen e Dinamos.
74′-Goditja nga distanca e Enur Totres krijon iluzionin e golit por ishte vetëm rrjetë e jashtme.
-Minuta më të mira për Tiranën por rastet e pastra për gol mungojnë.
51-Provon Limaj nga limitet e zonës, por goditja e tij shkon mbi traversë.
-Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Tiranës pas golit të talentit 19-vjeçar Aldi Gjumsi. Bardhebluve u duhet edhe një tjetër gol për ta çuar ndeshjen në shtesë.
35′-Rindizen shpresat e Tiranës për kualfikimin, Aldi Gjumsi kalon bardheblutë në avantazh me një goditje të bukur nga brenda zonës, duke shfrytëzuar një gabim në mbrojtjen dinamovite.
21′- Taulant Seferi merr një pasim të bukur por godet mbi tra, duke mos shfrytëzuar një rast të mirë.
16′- Ndeshje e ashpër në Air Albania. Siljanovski ndërhyn ashpër ndaj Vesel Limaj dhe gjyqtari Eldorian Hamiti nxjerr kartonin e tretë të verdhë të kësaj sfide.Ndërkohë në aksionin paraardhës Dinamo pretendoi për një penallti për një faull ndaj Patrik Bardhit por në Kupën e Shqipërisë mungon sistemi VAR, gjykojeni vetë.
6′-Rast i parë i kësaj sfide është për Dinamon. Krosim i Ibraimit nga goditja standarte, Sofranac i shpëton mbulimit të mbrojtjes së Tiranës, por goditja e tij me kokë pritet pa vështirësi nga Visar Bekaj.
Formacionet:
Tirana(4-2-3-1):Bekaj, Toshevski, Najdovski, Behiratche, Përgjoni, Limaj, Toli, Gjumsi, Totre, Seferi, Ngoo. Trajner: Orges Shehi
Dinamo(4-2-3-1):Bakaj, Siljanovski, Sofranac, Imami, Isaevski, Samake, Demiri, P.Bardhi, Ibraimi, Skuka, Chinedu. Trajner: Bledi Shkëmbi
Shifra dhe fakte:
-Dinamo ka fituar 2-0 në derbin e vajtjes ndaj Tiranës si skuadër pritëse dhe bardhebluve për t’u kualifikuar u duhet një fitore me 3 gola diferencë, ose me dy gola epërsi për ta çuar ndeshjen në shtesë.
-Dueli i fundit në Kupën e Shqipërisë mes Tiranës dhe Dinamos përpara përballjes së dyfishtë të këtij edicioni daton në 22 maj të 2011-ës në aktin final, me Tiranën që fitoi trofeun pas goditjes së penalltive pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1-1.
-Në 10 ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, Tirana ka pësuar vetëm një humbje, vetëm atë ndaj Dinamos ndërkohë që skuadra e Bledi Shkëmbit numëron 4 disfata.



