Featured

VIDEO/ Balaj realizon një gol spektakolar nga distanca, i katërti sezonal

Bekim Balaj ka gjetur rrugën e rrjetës në Ligën e Parë turke teksa shënoi për Bolusporin në ndeshjen ndaj Altinordu duke i dhuruar avantazhin momental të tijve. Sulmuesi zhbllokoi shifrat në minutën e 31-të takimit ndërsa për shkodranin ky ishte realizimi numër katër në këtë sezon me Bolusporin.

Balaj përmbylli në mënyrë perfekte një aksion individual teksa e mori topin nga mesfusha dhe më pas me një goditje nga distanca, mposhti portierin kundërstar i cili me gjithë zgjatjen e tij nuk e ndali goditjen e futbollistit shqiptar.

31-vjeçari u transferua në janar te skuadra e Boluspor dhe deri më tani ka regjistruar 14 ndeshje ndërsa është shndërruar në një prej titullarëve fiks të skuadrës. Pjesë e Boluspor është edhe Gentian Selmani, portieri i kombëtares, i cili luan po ashtu titullar. Nga ana tjetër në stol është Dejvi Bregu, ndërsa nuk është i grumbulluar Odise Roshi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency