Featured

VIDEO/ Barazime identike për Barçën e Realin! Super Dembele, Moise Kean eviton humbjen e Juves

Barazim 2-2 mes Barcelonës dhe Juventusit në miqësoren e luajtur në Dallas. I njëjti rezultat edhe në duelin Real Madrid-Club America. Katalanasit e Xavit zhvilluan një ndeshje shumë të mirë përballë bardhezinjve italianë.

Robert Lewandowski iu afrua golit të parë me Barcelonën në më shumë se një rast. Fantastik Ousmane Dembele autori i dy golave të ekipit spanjoll në pjesën e parë. Francezi dhuroi “show” në krahun e djathtë, duke realizuar dy gola shumë të bukur.

 

Me të njëjtën mënyrë u përgjigj Moise Kean, i cili evitoi humbjen e Juves falë dygolëshit të tij. Barcelona krijoi shumë por nuk pati as fat, me Raphinha dhe Ansu Fati që u ndalën nga traversa brenda pak sekondave.

Reali nuk shkoi më shumë se barazimin 2-2 ndaj ekipit meksikan, sfidë e zhvilluar në San Francisco. Club America kaloi e para në avantazh me Martin, por një finalizim i mrekullueshëm i Karim Benzema riktheu baraspeshën në mesin e fraksionit të parë të takimit.

 

Eden Hazard ktheu në gol një penallti, por një tjetër penallti u akordua në krahun tjetër. Spanjolli Alvaro Fidalgo u tregua i saktë tetë minuta përpara fundit dhe mbajti të pamposhtur Club America përballë kampionëve të Spanjës dhe Europës.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency