VIDEO/ Bashkimi me ekipin e Ghanës, Inaki Williams nuk ndal kërcimet
Sulmuesi i Athletic Bilbao, Inaki Williams është bashkuar me kombëtaren e Ghanës për ndeshjet miqësore ndaj Brazilit dhe Nikaraguas.
28-vjeçari është duke e shijuar jashtë mase rikthimin në vendin e origjinës dhe bashkimin me shokët e përfaqësueses së Ghanës.
Në një video të bërë publike në rrjetet sociale Inaki shfaqet duke kërcyer e kënduar në mes të grupit të shokëve.



