Bundesliga

VIDEO/ Bayern Munchen fiton me përmbysje, Lewandowski i pandalshëm

Bayern Munchen nuk mund të gabonte dy herë radhazi në Bundesliga. Kampionët e Gjermanisë reaguan pas humbjes 4-2 përballë Bochum, dhe sot thyen 4-1 në shtëpi Greuther Furth.

Ekipi mik mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të Branimir Hrgota, por pjesa e dytë nuk kishte histori. Robert Lewandowski realizoi një dygolësh, dhe tani numëron 28 gola në kampionatin gjerman.

Fitorja e thellë u kompletua nga autogoli i Sebastian Griesbeck dhe rrjeta e kamerunasit Choupo-Moting në minutat shtesë. 55 pikë për ekipin e Julian Nagelsmann, nëntë më shumë se Borussia Dortmund që pret në “Signa Iduna Park” skuadrën e M’Gladbach.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency