Champions League

VIDEO/ Benzema i papërmbajtshëm, tre gola ndaj Chelsea. Villareal ‘tremb” Bayern Munich

Karim Benzema “merr për dore” Real Madrid dhe i bën Los Blancos të largohen me kokën lart nga transferta londineze ku u përballën me Chelsea. Spanjollët triumfuan me rezultatin 1-3 ndërsa meritën kryesore e pati sulmuesi francez pasi ishte ai që realizoi të tre golat për të tijtë.

34-vjeçari shënoi dy herë në pjesën e parë në harkun kohor të tre minutave, ndërsa Kai Havertz provoi të mbante “gjallë” shanset për një rezultat pozitiv. Por, ishte mbrëmja e Benzema i cili realizoi sërish një minutë pasi nisi fraksioni i dytë teksa përfitoi nga një gafë e portierit Mendy dhe tashmë Reali është me një “këmbë” në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen tjetër, Villareal ka surprizuar Bayern Munich duke triumfuar me rezultatin 1-0. Spanjollët kaluan në avantazh në minutën e tetë me anë të Danjumës, ndërsa iu afruan edhe golit të dytë. Madje e shënuan atë, por VAR anuloi realizimin e Coquelin për shkak të pozicionit jashtë loje.

Megjithatë, fitorja e Villareal mbeti e paprekur deri në fund të 90 minutave pasi gjermanët nuk ditën të reagonin. Gjithsesi, kualifikimi për në raundin pasardhës mbetet i hapur pasi bavarezët do të kërkojnë të ndryshojnë sjellje dhe të përmbysin rezutatin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency