Featured

VIDEO/ Berisha “tradhton” Skënderbeun, perla e Imerit qetëson Egnatian

Skënderbeu dështon edhe përballë Egnatias, dhe tani vetëm matematika mban akoma në lojë për të mbijetuar ekipin korçar. 0-1 përfundoi sfida e luajtur në Korçë, me djemtë e Zekirija Ramadanit që arritën një fitore tepër të rëndësishme falë perlës së Demir Imerit.

17 ndeshjet radhazi për Skënderbeun e vendit të fundit, që ndodhet 13 pikë larg vendin të tetë, që mbahet nga Egnatia. Fitorja ishte alternativa e vetme për vendasit, të cilët e nisën ndeshjen në sulm.

Mara dhe Sadriu dhanë sinjalet e para, por ndeshja ndryshoi pas gjysmë ore lojë. Elvi Berisha kreu një ndërhyrje të rëndë ndaj Jackson. Kryesori Meta e ndëshkoi me të verdhë sulmuesin e Skënderbeut, por pasi pa ndërhyrjen në VAR i dhuroi të kuqin.

Rank Teams Played Points
1 Tirana 36 73
2 Laçi 36 63
3 Partizani 36 58
4 Vllaznia 36 55
5 Kukësi 36 55
6 Teuta 36 50
7 Kastrioti 36 43
8 Egnatia 36 35
9 Dinamo 36 29
10 Skënderbeu 36 26

Vendasit vazhduan të sulmonin, por golin e gjeti Egnatia. Demir Imeri ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi, duke dërguar topin në trekëndëshin e portës së korçarëve.

Skënderbeu pretentoi për penallti për prekje të topit me dorë të Agbekpornu, Delarge humbi një shans të artë për të dyfishuar për miqtë, teksa në shtesa u anulua goli i Dajan Shehit, me Skënderbeun që doli pa pikë nga kjo përballje.

Abissnet Superiore
Java e 30-të

Skënderbeu-Egnatia  0-1 (Imeri 52′)

 90+3′ Dajan Shehi dërgon topin në rrjetë pas pasimit nga Mensah, por goli i Skënderbeut anulohet për pozicion të parregullt të sulmuesit afrikan.

 77′ Çfarë shansi për Delarge. Pedro nxjerr të lirë përballë Rexhepit sulmuesin nga Republika Demokratike e Kongos, por portieri dhe traversa i vijnë në ndihmë Skënderbeut.

 63′ Egnatia realizon edhe golin e dytë, por nuk vlen. Kroson Duranski nga krahu i majtë, Ilirid Ademi gjen rrjetën me kokë, por sulmuesi i Egnatias është në pozicion të parregullt. Skënderbeu hidhet në sulm dhe kërkon penallti për prekje me dorë të Agbekpornut. Protestojnë lojtarët korçarë.

 52′ Eurogooool i Egnatias. Demir Imeri ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi. Topi në trekëndësh, festojnë tifozët e ardhur nga Rrogozhina.

 45+2′ Vangjel Zguro gjuan fort nga goditja e dënimit, grushton portieri Puja. Tenton edhe Moraes nga larg, topi mbi traun e portës së ekipit nga Rrogozhina.

 43′ Reagon Egnatia. Lila gjen Imerin të lirë brenda zonës korçare, por gjuajtja e mesfushorit nuk ka forcën e duhur.

 41′ Edhe pse në inferioritet numerik, Skënderbeu vazhdon të sulmojë. Alfred Mensah tenton një diagonale, topi jashtë.

 37′ Uerdi Mara kroson në shtyllën e dytë nga këndorja, Erlis Frashëri harrohet nga mbrojtja mike, por gjuajtja me kokë nuk ka saktësinë e duhur.

 31′ Elvi Berisha bën një ndërhyrje shumë të rëndë nga mbrapa ndaj Jackson. Arbitri i jep karton të verdhë, por pasi rishikon aksionin në VAR, nuk ka dyshime. Karton i kuq për sulmuesin e Skënderbeut, që largohet mes lotësh nga fusha.

 18′ Inkursion i bukur i Krivanjevës, por “sallakja” e qendërmbrojtësit të Egnatias përfundon larg portës.

 17′ Kroson Frashëri nga krahu i djathtë, Berisha ul një top për Alfred Mensah, por sulmuesi afrikan nuk mbërrin te topi.

 16′ Vertikalizim i Imerit, hutim i mbrojtjes korçare, tenton Ilirid Ademi, por devijimi i tij kontrollohet pa probleme nga Rexhepi.

 9′ Mundësi e mirë për vendasit, por goditja me kokë e mbrojtësit Sadriu pas krosimit të ardhur nga krahu i majtë nuk është e saktë.

 8′ Skënderbeu fiton një goditje dënimi mbi vijën e 16 metrave, të cilën e merr përsipër Uerdi Mara, por topi i gjuajtur prej tij, përfundon mbi kuadratin e Bruno Pujës.

 – Starton sfida në Korçë…

Skënderbeu kërkon rikthimin te fitorja në kampionat, për të shpresuar deri në fund në lidhje me qëndrimin në Abissnet Superiore. Skuadra korçare pret Egnatian në shtëpi, sfidë që do të transmetohet në Supersport 5 (16:45).

Dy trajnerët kanë zgjedhur titullarët e këtij takimi, që ka rëndësi të madhe në lidhje me objektivin mbijetesë të të dy ekipeve. Skënderbeu do zbresë në fushë me skemën 4-3-3.

Skënder Gega ka kryer vetëm një ndryshim krahasuar me barazimin pa gola ndaj Partizanit. Alfred Mensah rimerr postin e titullarit në majë të sulmit, me afrikanin që do mbështetet nga Berisha dhe Pusi nga krahët.

Zekirija Ramadani ka bërë tre ndryshime në formacionin e titullarëve pas humbjes 0-3 ndaj Tiranës. Lila në vend të Ymeraliajt në krahun e djathtë të mbrojtjes, Duranski i zë vendin Isenit në mesfushë, ndërsa Pedro Augusto rikthehet titullar në qendër të sulmit.

Formacionet zyrtare

SKËNDERBEU (4-3-3): Rexhepi; Frashëri, Shehi, Sadriu, Zguro; Moraes, Jean Victor, Mara; Pusi, Mensah, Berisha. Trajner: Skënder Gega.

EGNATIA (4-3-3): Puja; Lila, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça; Duranski, Agbekpornu, Imeri; Ademi, Pedro, Jackson. Trajner: Zekirija Ramadani.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency