La Liga

VIDEO/ Bilbao feston me poker në transfertë, baskët mposhtin Cadiz

Atlethic Bilbao kaloi pa shumë vështirësi në transfertë me rezultatin e pastër 0-4, Cadiz. Baskët nuk e vendosën për asnjë moment në diskutim suksesin teksa gjetën golin e avantazhit në minutën e 24-të me anë të Inaki Ëilliams.

Ky i fundit u bë protagonist edhe pak minuta më pas teksa gaboi një penallti. Megjithatë, në fraksionin e dytë të lojës Guruzueta realizoi golin e dytë në minutën e 56-të ndërsa në vijim miqve iu anulua një gol pas ndërhyrjes së VAR. Gjithsesi, Bilbao nuk e hoqi këmbën nga gazi dhe shënoi edhe dy herë të tjera falë Berenguer dhe sërish Guruzueta.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për baskët që tashmë ngjiten në kuotën e shtatë pikëve dhe mbajnë vendin e pestë në kampionat, ndërsa nga ana tjetër, Cadiz pësoi disfatën e tretë radhazi në këtë kampionat teksa nuk ka marrë ende pikën e parë dhe është fundin e tabelës së klasifikimit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency