Futboll

VIDEO/ Bregu i hap rrugë fitores së Boluspor, Ethemi vendos rekord asistesh në Turqi

Dejvi Bregu gjen rrugën e rrjetës në divizionin e dytë turk, teksa Valon Ethemi ndodhet në formë të mirë sportive dhe sot dhuroi asistin e radhës për Istanbulspor.

Boluspor fitoi 3-1 kundër Eyupspor, me Bregun që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 32’. Penallti për vendasit dhe ekzekutimin e mori përsipër sulmuesi vlonjat, i cili gjuajti saktë dhe kaloi ekipin e tij në avantazh.

Rikthim te fitorja në kampionat pas tre javësh për Bolusporin, ndërsa ky ishte goli i tretë sezonal për Bregun (numëron edhe dy asiste), duke qenë shënuesi i dytë më i mirë i skuadrës.

Istanbulspor nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi kundër Denizlispor. Vendasit kaluan në avantazh në mesin e pjesës së dytë me anë të Kabasakal, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një asisti të marrë nga Valon Ethemi.

Moment shumë i mirë për ish-lojtarin e Kukësit, i cili regjistroi asistin numër shtatë, shifër që nuk e ka arritur deri tani askush tjetër përveç tij në 1. Lig.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency