VIDEO/ Brenda stadiumit “Kukësi Arena”, gjithçka gati për inaugurimin
Pas një shtegtimi të gjatë nëpër impiante të ndryshme në Shqipëri, pritjes së Kukësit për të luajtur në shtëpi i ka ardhur fundi, teksa këtë të shtunë në orën 20:00 verilindorët inaugurojnë “Kukës Arena” teksa presin Laçin. Impianti i ri ka marrë miratimin dhe tashmë është gati për të pritur idhujt e qytetit në këtë fund sezoni.
Ndërkaq, Supersport sjell edhe pamjet e stadiumit të ri me ambientet e reja nga më modernet, ndërsa edhe fusha është në gjendjen më perfekte për të ndihmuar Kukësin e trajnerit Diego Longo për t’u rikthyer te rruga e fitores dhe për të mbajtur vendin e tretë në kampionat për të siguruar Kupat e Europës që është edhe objektivi i vetëm për verilindorët në këtë sezon.



