Premier League

VIDEO/ Broja dhuroi “show” ndaj Varane dhe Maguire, trajneri Hasenhuttl: Na bën të fortë!

Armando Broja ishte sërish një nga lojtarët më të spikatur në radhët e Southampton, në sfidën që “Shenjtorët” barazuan në transfertë me rezultatin 1-1 ndaj Manchester United. Sulmuesi i kombëtares e nisi sfidën duke i lënë targën një mbrojtësi si Rafael Varane, ndërsa në vazhdimin e ndeshjes, forcën e 20-vjeçarit kuqezi e provuan edhe Luke Shaw me Harry Maguire.

Megjithatë, Broja ishte edhe i pafat teksa gjeti një De Gea të gatshëm në një goditje të tij nga distanca. Gjithsesi, puna e shqiptarit dhe e partnerit të tij në sulm, Che Adams është vlerësuar edhe nga ana e trajnerit Ralph Husenhuttl.

“Të dy sulmuesit kanë punuar mirë dhe mendoj se janë një kërcënim për mbrojtjet kundërshtare, pikërisht kjo është ajo çfarë na bën të fortë në këtë moment”, u shpreh tekniku austriak.

Momentet më të mira të Brojës në Old Trafford:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency