Premier League

VIDEO/ Broja vendos në panik City-n, Southampton i jep fund ecurisë pozitive të “Qytetarëve”

Southampton e ka kaluar me sukses provën ndaj Manchester City teksa i ndalën “Qytetarët” në një barazim 1-1. Vendasit e nisën sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme teksa në minutën e shtatë gjetën golin e avantazhit falë Walker Peters.

Në vazhdim, vendasit nuk e ulën aspak ritmin duke surprizuar miqtë ndërsa në protagonist u shndërrua Armando Broja. Sulmuesi i kombëtares gjeti golin, megjithatë realizimi i 20-vjeçarit ishte i pavlefshëm duke qenë se më parë loja ishte ndalur për një pozicion të parregullt.

Ndërkohë, sërish Broja shkakton panik në mbrojtjen e City-t, me sulmuesin që këtë herë rrëzohet në zonë pas një kontakti me portierin Ederson.

Arbitri akordon 11-metërsh, por në fund aksioni bëhet i pavlefshëm pasi sërish kishte pozicion të parregullt. Kështu, me rezultatin 1-0 mbyllet pjesa e parë, ndërsa në të dytën City kishte iniciativën. Por, ai që rrezikon sërish është Broja.

Këtë herë lojtari kuqezi niset me vrullin e rrezikshëm në minutën e 54, por ndalet nga ana e Laporte në momentet e fundit. Në vazhdim, goditja e Brojës me kokë ndalet nga shtylla, por nga ripërsëritja aksioni duket i parregullt pas pozicioni është i dyshimtë dhe mund të ishte në pozicion jashtë loje.

Ndërkaq, nga ky moment, City merr frenat e lojës në dorë dhe shtyn përpara, teksa De Bruyne ndalet nga shtylla pas një goditje nga distanca. Gjithsesi, të besuarit e Pep Guardiolës shënojnë disa çaste më pas me anë të Laporte që shkëputet mirë nga një goditje dënimi. Në minutat e mbetura, City provoi gjithçka për të fituar ndeshjen, por mbrojtja e Southampton rezistoi mirë. Në këtë formë, City ndalet pas 12 fitoreve radhazi, ndërsa mban vendin e parë me 57 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Southampton është në vendin e 12 me 25 pikë.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency