VIDEO/ Brojën nuk e mbajnë nervat, sherr me Young dhe Mings
Armando Broja luajti titullar në ndeshjen që Southmaptoni e humbi thellë 4-0 përballë Aston Villas në transfertë, pa mundur të lërë gjurmë. Sulmuesi 20-vjeçar kuqezi dha disa shkëndija gjatë lojës, si dhe u përplas në një moment (82′) me Ashley Young, ish-lojtar i Manchester United dhe Interit, për një ndërhyrje të pretenduar në fytyrën e shqiptarit.
Broja u shfaq shumë i irrituar me kundërshtarin, me të cilin pati një debat të gjatë, madje në zënkë e sipër ndërhyri edhe Tyron Mings, të cilit sulmuesi shqiptar i dha një të shtyrë.



