Legjionarët

VIDEO/ Çekici shënon në Turqi, i hap rrugë triumfit të skuadrës

Konyaspor fitoi me rezultatin e thellë 4-1 në Superligën turke ndaj skuadrës së Gaziantep, teksa ai që hapi llogaritë e sfidës ishte lojtari i kombëtares së Shqipërisë, Endri Çekiçi. Fantazisti kuqezi realizoi me kokë në minutën e 32, ndërsa përfitoi nga një harkim i shkëlqyer i lojtarit të Kosovës, Zymer Bytyqi.

Ky ishte goli numër pesë në 31 paraqitje të 25-vjeçarit me Konyaspor ndërsa në këtë sezon është shndërruar në një nga lojtarët bazë të 11-tëshes titullare. Pas golit të Çekiçit, suksesi për turqit u bë më i lehtë teksa realizuan edhe tre herë të tjera ndërsa ekipi ruan vendin e tretë të klasifikimit me vetëm një pikë më pak se Fenerbahce e vendit të dytë.

Ndërkaq, për Konyaspor në pjesën e dytë, në minutën e 65 u aktivizua edhe Sokol Cikalleshi, i cili zuri vendin e Bytyqit, por nuk ia doli të shënonte.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency