Futboll

VIDEO/ Çfarë perle! Luis Suarez “mahnit” me golin në Uruguai

Luis Suarez është rikthyer të bëjë atë që di të bëjë më mirë.

Ish-ylli i Liverpool-it dhe Barcelonës është ende në formë dhe pse në moshën 35-vjeçare.

Sulmuesi realizoi një gol të jashtëzakonshëm me Nacional ndaj Penarol, me një goditje nga distanca prej 25 metrash duke i shtangur të gjithë dhe duke shënuar ndoshta një nga golat më të bukur të karrierës.

Suarez, numëron tre gola dhe një asist në pesë ndeshjet e para të sezonit dhe kryevepra bëhet akoma dhe më e bukur për sulmuesin e tifozët e Nacional, pasi erdhi pikërisht ndaj një rivali historik si Penarol.

Luis po kërkon të ruajë formën, pasi në horizont është Kupës së Botës, Katar 2022 dhe numrat janë premtues për Suarez, i cili dëshiron të lërë “gjurmë” në botërorin e fundit të karrierës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency