FA Cup

VIDEO/ Chelsea siguron biletën e finales, sfidon Liverpoolin për FA Cup 

Më datë 14 maj, në Wembley do të vendoset në skenë finalja e edicionit të 150-të të FA Cup. Një trofe të cilin në këtë sezon do ta diskutojë Chelsea dhe Liverpool me të kuqtë të cilët triumfuan ndaj Manchester City, ndërsa Chelsea mposhti Crystal Palace. Blutë e Londrës triumfuan me rezultatin e pastër 2-0, ndërsa të dy golat erdhën në pjesën e dytë të ndeshjes.

Ai që hapi llogaritë ishte Loftus Cheek në minutën e 65, me mesfushorin që nuk u mendua dy herë por goditi fort brenda zonës kundërshtare duke mos i lënë mundësi reagimi portierit Butland. Pas avantazhit, Chelsea nuk e hoqi “këmbën nga gazi” dhe 11-minuta më pas shënoi edhe golin e sigurisë. Këtë herë Mason Mount kombinoi bukur me Werner dhe ndëshkoi Crystal Palace.

Në vazhdim, të besuarit e trajnerit Thomas Tuchel kontrolluan qetësisht avantazhin ndërsa Crystal Palace ishte i pafuqishëm për të ndryshuar fatet e sfidës, me Chelsean që në më pak se një muaji, në mitikun Wembley do të sfidojë një nga skuadrat më në formë, Liverpool-in.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency