Kategoria Superiore

Video/ Chinedu fundos Skënderbeun, rikthehet buzëqeshja te Dinamo

Pas tri barazimeve radhazi dhe një humbjeje, Dinamo më në fund rikthehet te fitorja. E arrin në Korçë, përballë Skënderbeut të fundtabelës, falë golit të Chinedu në minutën e 70-të. Një sukses i merituar për blutë kryeqytetas, që bënë shumë tepër se vendësit për fitoren. Skuadra e Bledi Shkëmbit me këtë sukses ngjitet në vendin e pestë, vetëm dy pikë larg Tiranës, Teutës dhe Kukësit, që bashkëkryesojnë me nga 11 pikë.

Skënderbeu – Dinamo 0-1 (Chinedu 70′)

90+4′ – Mbyllet mes tensionit takimi në Korçë, me Skënderbeun që nuk arrin të barazojë as në minutat shtesë.

82′ – Pretendon për penallti Ibraimi për prekje të topit me dorë nga Doumfour, por kryesori vijon lojën.

70′ – Zhbllokohet më në fund sfida në stadiumin “Skënderbeu”, Chinedu depërton bukur në zonë dhe lëshon një diagonale të pakapshme për Rexhepin, 0-1.

67′ – Pretendojnë 11-metërsh dinamovitët pas rrëzimit të Skukës, por nuk është i këtij mendimi kryesori.

 

62′ – Dalje e gabuar e portierit Harizaj, por nuk arrin të përfitojë Mensah.

59′ – Mara provon nga goditja e lirë nga rreth 20 metra largësi, por topi shkon pak centimetra mbi tra.

50′ – Meksi tenton te befasojë me një goditje të shpejtë Harizajn, por nuk ka saktësinë e duhur.

– Mbyllet pa gola pjesa e parë. Dinamo ishte më kërkuese, por munguan rastet e pastra.

45+2′ – E lehtë tentativa e Vrapit për t’u kontrolluar nga Harizaj.

43′ – Goditje e lirë për Skënderbeun, futbollistët bardhekuq nuk arrijnë të gjejnë portën.

 

27′-  Rreziku kalon në zonën e Skënderbeut, ku Chinedu nuk kishte shënjestrën e saktë me kokë.

25- ‘ Panik në zonën e Dinamos, Mara ktheu topin në qendër, por mbrojtja dinamovite ia doli mes shumë vështirësish të largonte rrezikun.

 

6′- Goditje e lirë për Dinamon, godet Ibraimi, por topi përplaset në mur.

– 3′ Mihana bllokohet në tentativën për të goditur portën.

– Starton sfida në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.

Formacionet zyrtare:
Skënderbeu (5-3-2): Rexhepi; Meksi, Vitija, Sadriu, Doumfour, Zguro; Jean Victor, Mara, Vrapi; Bismark, Mensah
Dinamo (4-2-3-1): Harizaj; Isaevski, Imami, Sofranac, Haxhiu; Sidibe, Demiri; Mihana, Ibraimi, Bardhi; Chinedu

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency