Featured

VIDEO/ Cikalleshi “zjarr”, dygolësh në fitoren me përmbysje. Edhe Çekiçi protagonist

Sokol Cikalleshi ka shënuar dy gola në fitoren 2-3 me përmbysje që Konyaspori arriti në fushën e Kayserisporit. Vendasit shënuan dy gola brenda çerekorëshit të parë të takimit.

Konyaspori shkurtoi rezultatin në fundin e pjesës së parë, ndërsa për të përmbysur gjithçka mendoi sulmuesi i kombëtares shqiptare. Cikalleshi gjeti golin e barazimit në minutën e 52-të, duke treguar aftësitë si goleador.

 

31-vjeçari nga Kavaja realizoi një tjetër gol dhjetë minuta më vonë. Krosim i Endri Çekiçit nga e djathta dhe finalizim me kokë i Cikalleshit, i cili është ngjitur në shifrën e 9 golave sezonalë në elitën e futbollit turk.

 

Sulmuesi shqiptar numëron edhe dy asiste. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Konyasporin, që ka forcuar pozitat si forcë e dytë e kampionatit.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency