Premier League

VIDEO/ City-t i mjafton një penallti për tre pikët, “Qytetarët” ruajnë kryesimin e Premier League

Manchester City e ka kaluar me sukses edhe provën e javës së 16-të në Premier League teksa ka mposhtur minimalisht në shtëpi me rezultatin 1-0, Wolverhampton. “Qytetarët” i janë falur një penalltie të shndërruar në gol nga ana e Rahem Sterling në minutën e 66-të, ndërkohë që më parë, në minutën e 45-të ndodhi edhe një tjetër episod që favorizoi skuadrën e trajnerit Pep Guardiola.

Kjo pasi miqtë mbetën me 10 lojtarë pas përjashtimit me karton të kuq të sulmuesit Raul Jimenez. Në fakt, meksikani i mori rresht dy kartonë të verdhë, njëherë për faull e më pas për protesta duke penalizuar të tijtë.

Ndërkaq, me avantazhin numerik vendasit ia dolën të menaxhonin ndeshjen ndërsa pas këtij trepikëshi, City ruan kryesimin e kampionatit me 38 pikë. Nga ana tjetër, Wolverhampton gjendet në vendin e tetë me 21 pikë, teksa nuk njohin fitore prej tre ndeshjesh.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency