Futboll

VIDEO/ Çmimi “Gerd Muller”, Lewandowski fiton trofeun që mban emrin e legjendës së Bayern 

Në sezonin 2021-2022 polaku realizoi 50 gola. Lewandowski theu rekordin 49-vjeçar të Gerd Muller duke shënuar 41 gola në një sezon të Bundesliga

“Jam shumë i emocionuar që fitoj këtë trofe. Jam shumë i lumtur pasi e di çfarë kuptimi ka ky trofe. Ishte shumë emocionuese të thyeja rekordin e tij në Bundesliga, pasi nuk e besoja se ai rekord mund të thyhej ndonjëherë. Do doja të falënderoja shokët e mi te Bayern Munich, por edhe te Barcelona sigurisht.”-tha sulmuesi.

Trofeu “Gerd Muller” i jepet sulmuesit më të mirë, që ka shënuar më shumë gola për klubin dhe vendin e tij në një sezon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency