VIDEO/ Darwin Nunez idhulli i ri i “Anfield”, debutim ëndrrash për uruguaianin
Debutim fantastik i Darëin Nunez në ndeshjet zyrtare me Liverpoolin pikërisht në finalen e Community Shield. Sulmuesi 23-vjeçar uruguajan tregoi se jo më kot i ka kushtuar Liverpoolit 100 milionë euro (75 milionë “cash” dhe 25 në formë bonuesesh).
I aktivizuar në minutën e 59-të më vend të Firminos, Nunez fillimisht pati një mundësi të pastër shënimi, por u ndal nga Ederson, të cilit topi iu përplas në fytyrë (64’).
Ky moment ishte sa për nxehje, pasi në minutën e 80-të fitoi një 11-metërsh pasi topi i goditur prej tij u ndal me dorë nga Diaz (u konfirmua nga sistemi VAR).
Për të mbyllur mbrëmjen e madhe, Nunez shënoi golin e tretë për Liverpoolin në minutat shtesë, duke qenë ai futbollisti më i mirë i ndeshjes, pasi rezultoi vendimtar në kthimin e rezultatit pas barazimit të Alvarez.
“Anfield” tashmë ka një idhull të ri, që ndoshta do të arrijë të eklipsojë edhe “faraonin” Mohamed Salah.



