Premier League

Video/ De Gea “hipnotizon” dy herë Ismaila Sarr, por nuk i vlen Man. United

Manchester United zhgënjeu totalisht në sfidën ndaj Watfordit, duke humbur thellë 4-1. “Djajtë e Kuq” nuk mundi t’i mbante në lojë as portieri David De Gea, që priti dy penallti të njëpasnjëshme në fillim të ndeshjes, kur vendësit kryesonin 1-0. As kjo nuk mjaftoi për të rritur moralin e skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer.

De Gea e hipnotizoi dy herë sulmuesin Ismaila Sarr, që mori përsipër ekzekutimin e penalltisë së shkaktuar nga Scott McTominay.

Në rastin, e parë, në fakt, topin e kthyer nga spanjolli e shtyu drejt rrjetës Kiko, por sistemi VAR sinjalizoi për parregullsi, pasi në momentin e gjuajtjes së penalltisë shënuesi i golit ishte futur para kohe në zonë bashkë me disa lojtarë të United.

Edhe në momentin e dytë, Ismaila Sarr e gjuajti topin në të njëjtin krah, me De Gean që pati intuitën për të fluturuar në të njëjtin vend, duke shmangur, përkohësisht golin e dytë.  

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency