VIDEO/ Debutim perfekt për Xabi Alonson, Leverkusen shkatërron Schalke 04-ën
Xabi Alonso sjell entuziazëm te Bayer Leverkusen, që rikthehet te fitorja e munguar prej 27 gushtit dhe mposht Schalke 04-ën me rezultatin e thellë 4-0, duke iu larguar zonës së rënies nga kategoria.
Në ndeshjen e debutimit të ish-mesfushorit spanjoll, këtë herë si trajner i “aspirinave”, Leverkusen e nisi vrullshëm, duke dominuar totalisht dhe në të 38-ën ishte Diaby që shënoi një gol spektakolar nga jashtë zone, duke përshëndetur kështu Xabi Alonson.
Vetëm tre minuta më vonë fantazisti francez asistoi për Fripong, i cili shënoi golin e dytë, ndërsa në të 52-tën, dyshja Diaby-Frimpong gatuan edhe golin e tretë për “Aspirinat”, ndërsa sfida u vulos nga Paulinho në të 90-ën.
Gjeti fitoren e parë sezonale edhe Bochumi, që ia doli të triumfojë me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Eintracht Frankfurt, teksa të tre golat për vendasit u shënuan pikërisht në 20 minutat e fundit të sfidës.
Në ndeshjet e tjera, Leipzig mori vetëm një pikë në transfertën ndaj Mainzit falë rezultatit 1-1, teksa barazim me të njëjtat shifra u përsërit edhe në sfidën mes Augsburgut e Wolfsburgut.
Goli i Diaby:
Goli i Frimpong:
Goli i Frimpong:
Goli i Paulinho:



