VIDEO/ Dhuron asist sapo futet në fushë, “ish”-i i Kombëtares fiton derbin me Bathën e Hoxhallarin
Voluntari fitoi 3-0 ndaj UTA Arad në takimin e javës së tretë të kampionatit rumun. Në fushë zbritën tre lojtarë shqiptare: Naser Aliji për vendasit dhe Erion Hoxhallari e Idriz Batha për UTA Arad.
Voluntari nuk e diskutoi suksesin në asnjë moment, mbylli fraksionin e parë të takimit në avantazh të dyfishtë, ndërkohë që Aliji, ish-anësori i majtë i kombëtares shqiptare, u fut në fushë shtatë minuta nga fundi.
28-vjeçarit nga Kumanova i mjaftuan pak sekonda për të lënë shenjën e tij në këtë përballje. Aliji u tregua altruist në 84’, dhuroi një asist për Daniel Florea, i cili shënoi golin e tretë për skuadrën vendase.
Aliji numëron 12 ndeshje me kombëtaren shqiptare, teksa përpara se t’u bashkohej kuqezinjve garoi për Zvicrën U18, U20 dhe U21.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



