VIDEO/ Dinamo në krizë, Egnatia e mposht në sfidën direkte për mbijetesën
Egnatia ka mundur Dinamon në transfertë me rezultatin 0-2, në një takim që e dominoi thuajse të gjithin.
Rrogozhinasit arritën që të shënonin në minutën e 28’të me Pedro Auguston, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua, pasi lojtari i Egnatias kishte shkaktuar faull. Do të duhej minuta e 44-ët që Ilirid Ademi t’i dhuronte avantazhin Egnatias, me një super goditje.
Në fraksionin e dytë, Dinamo do të ishte më kërcënues, megjithatë pavarësisht rasteve nuk ia doli që të merrte barazimin.
Takimi vijoi me rezultatin 0-1 deri në minutën e 90’, kur Pedro Augusto do të detyronte Harizaj të dilte nga porta dhe më pas të realizonte,pavarësisht tentativave të Sidibes për ta ndalur.
Pas ndeshjes së raundit të 27-të Egnatia shkon në kuotën e 27 pikëve në vend të tetë, teksa Dinamo renditet në vend të nëntë me 23 pikë.
Dinamo-Egnatia (0-2)
Java e 27-të Abissnet Superiore
90’-Gool! Pedro Augusto i dhuron golin e dytë Dinamos, pasi nxjerr nga porta Harizajn dhe kalon mjaft thjeshtë Sidiben.
82’-Chinedu tenton barazimin me një roveshatë, por Puja e ndal dhe mbron avantazhin e Egnatias.
80’-Dinamo humbet mundësinë për të barazuar, pas një shërbimi nga Denisson, Mihana nuk ai del ta dërgojë topin e portën e Pujës.
78’-Zëvendësim te Egnatia. Largohet autori i golit, Ademi dhe vendin e tij e merr Imeri.
72’-Zëvendësim te Dinamo, Denisson merr vendin e Samakes.
71’-Ndërhyrje e gabuar ndaj Pedro Augustos, dënohet me karton të verdhë Sidibe.
65’-Pas një krosimi nga Ibraimi, Alesio Mija nuk ia doli ta dërgonte topin në rrjetë.
60’-Zëvendësim te Dinamo, Demiri merr vendin e Maliqit.
Nis pjesa e dytë e Dinamo-Egnatia në “Elbasan Arena”
Mbyllet me rezultatin 0-1 pjesa e parë e Dinamo-Egnatia.
44’-Goool! Ilirid Ademi i jep avantazhin Egnatias, pas një shërbimi nga Duranski.
35’-Pedro Augusto, shumë pranë golit, por e humbet atë super rast duke mos e dërguar topin në rrjetë.
28’-Pedro Augusto bën një super gol, duke kaluar mjaft thjeshtë mbrojtjen e Dinamos gjatë një kundërsulmi. Megjithatë ai gol anulohet pas verifikimit në VAR, pasi Pedro Augusto kishte shkaktuar më parë një faull.
27’-Dinamo shumë pranë golit, Ibraimi ekzekuton goditjen e dënimit, me Pujën që reagon mjaft mirë dhe e ndal atë top.
19’-Pas një shërbimi nga Sabien Lilaj, Rimal Haxhiu tenton të godasë portën e Egnatias, por e nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetë.
Nis ndeshja Dinamo-Egnatia në “Elbasan Arena”
Formacionet zyrtare:
Dinamo (3-5-2): Harizaj; Maliqi, Mija, Samake; Siljanovski, Lilaj, Sidibe, Haxhiu, Bardhi; Ibraimi, Chinedu
Egnatia (4-3-3): Puja; Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça; Duranski, Agbekpornu, Levendi; Ademi, Jackson, Pedro Augusto



