La Liga

VIDEO/ Disfatë zhgënjyese për Barcelonën, por Ter Stegen e tregoi klasin e tij

Mbrëmjen e së hënës, Barcelona ishte autore e një ndeshje zhgënjyese në La Liga teksa u mposht në shtëpi nga Cadiz me rezultatin minimal 0-1. Katalanasit provuan disa herë me anë të Dembele, më aktivi në fushë për të tijtë, por fati nuk ishte me francezin dhe blaugranët.

Ndërkaq, miqtë ishin të rrezikshëm në kundërsulme, megjithatë në një rast Ter Stegen ia doli të shmangte golin e dytë. Ndërsa, portieri gjerman fitoi vëmendjen dhe duartrokitjet e publikut të Camp Nou në minutën e 20-të edhe falë një lëvizje klasi.

Në fakt, Ter Stegen rrezikoi duke dribluar kundërshtarin megjithatë në fund doli i fituar dhe nuk e shpërdoroi topin duke zbatuar me përpikmëri stilin e Barçës. Ndërkaq, skuadra e Xavi Hernandez nuk po kalon një moment të mirë dhe goditjen psikologjike pas eliminimit në Europa League ndaj Eintracht Frankfurt, e reflektoi edhe në kampionat.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency