Featured

VIDEO/ Dopietë e Guindo, Laçi “blindon” Europën dhe shtyn festën e Tiranës

Dygolëshi i Saliu Guindo i ka dhënë tre pikët Laçit në transfertën ndaj Egnatias dhe ka bërë që kurbinasit të “blindojnë” pozitat në vendin e dytë, por në të njëjtën kohë, të shtyjnë festën e titullit për Tiranën, që nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Teutës.

Në “Arena Egnatia” u zhvillua një sfidë shumë e luftuar, që u zhbllokua vetëm në pjesën e dytë me një devijim të lehtë, por perfekt të Guindo, që në minutën e 88’ shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur suksesin për skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro.

Humbja e dytë radhazi ndërkohë për Egnatian, që largohet me vendin e 7 të mbijetesës dhe sheh t’i afrohet Skënderbeu, ndonëse distanca është mjaft e madhe, kur kanë mbetur edhe 4 javë deri në fund.

 

Egnatia-Laçi  0-2  (Guindo 57′, 88′)

 

 – Mbyllet sfida me fitoren e Laçit 0-2…

88’ – Goooool. Sërish ai, Saliu Guindo ndëshkon Egnatian. Një krosim në shtyllën e dytë nga ana e Shehut, gjen në vendin e duhur sulmuesin e kurbinasve, që devijon topin drejt rrjetës dhe vulos tre pikëshin e bardhezinjve.  

73’ – Tjetër aksion i bukur i Egnatias, që provon sërish me Jackson, por edhe këtë herë topi përfundon jashtë kuadratit.

71’ – Reagon Egnatia me Jackson, që i shkon shumë pranë golit, por reagon në mënyrë perfekte Dajsinani, që grushton në këndore.

57’ – Goooool. Saliu Guindo zhbllokon sfidën në “Arena Egnatia”. Sulmuesi i Laçit mori një pasim të saktë nga Velija dhe e devijoi në cepin e portës së Pujës, duke u dhënë avantazhin kurbinasve.  

 

52’ – Guindo hyn në zonë dhe rrëzohet në përplasje me një mbrojtës të Egnatias, por për arbitrat dhe VAR-in nuk ka penallti.

49’ – Sulm u bukur i Laçit, por Guindo nuk koordinohet si duhet për të rrezikuar portën e Pujës.

 – Mbyllet pjesa e parë në Rrogozhinë, me dy skuadrat që luftuan shumë, por krijuan pak raste të pastra shënimi.

45’+3 – Mazrekaj ekzekuton një goditje dënimi, por topi shkon mbi kuadratin e Pujës.

23’ – Agbekpornu hyn mirë në zonë, me një top që i del edhe me fat, por gjuan dobët dhe pret pa problem gardiani i kurbinasve, Dajsinani.

11’ – Aksion mjaft i bukur i Laçit me Mazrekajn, që shërben mirë për Adeleken, i cili godet portën, por Puja bvën heroin duke grushtuar në këndore.

 – Starton sfida në “Arena Egnatia”…

 

Sakaq, trajnerët Zekirija Ramadani dhe Shpëtim Duro kanë përzgjedhur titullarët. Rrogozhinasit e nisin sfidën me vendosjen 4-2-3-1 ku Delarge, Imeri dhe Jackson do të jenë në mbështetje të sulmuesit kryesor, Pedro. Nga ana tjetër, kurbinasit zbresin në fushë me formacionin 4-4-1-1, ku mesfusha përbëhet nga Ujka, Deliu, Shehu dhe Mazrekaj teksa Adeleke rreshtohet pas shpinës së sulmuesit kryesor Guindo.

Formacionet zyrtare:
Egnatia (4-2-3-1): Puja, Allmuça/Krivanjeva, Krasniqi, Ymeralilaj, Duranski, Michael, Delarge, Imeri, Jackson, Pedro
Trajner: Zekirija Ramadani.

Laçi (4-4-1-1): Dajsinani, Velija, Malota, Velkoski, Ziko, Ujka, Deliu, Shehu, Mazrekaj, Adeleke, Guindo
Trajner: Shpëtim Duro.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency