Bundesliga

VIDEO/ Dortmund triumfon në transfertë, Leverkusen shënon pesë gola

Borussia Dortmund ka marrë fitoren e tretë radhazi në Bundesliga, teksa mposhti në transfertë me rezultatin 2-3 Hoffenheim. Verdhezinjtë e nisën sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme teksa kaluan në avantazh në minutën e gjashtë të sfidës falë Erling Haaland. Norvegjezi përmirëson edhe më shumë shifrat e tij duke qenë se për të ishte goli numër 16 në kampionat.

Megjithatë, vendasit ia dolën të rikthenin baraspeshën në fundin e pjesës së parë falë realizimit të sulmuesit Andrej Kramaric. Gjithsesi, Dortmund ishte më i vendosur për të marrë maksimumin nga sfida dhe në fraksionin e dytë, Reus shënoi në minutën e 58 golin e dytë dhe të avantazhit. Në vazhdim, Hoffenheim u penalizua edhe prej një autogoli të Raum, ndërsa tentuan të riktheheshin në lojë pas një goli të Rutter në minutën e 77.

Gjithsesi, deri në fund ndeshja nuk solli asnjë ndryshim në shifra me Dortmund që mbetet në vendin e dytë me 43 pikë, tre më pak se Bayern Munich. Nga ana tjetër, Bayer Leverkusen fitoi lehtësisht në shtëpi me rezultatin 5-1, teksa nuk e vunë për asnjë moment në dyshim triumfin përballë Augsburg. Në ndeshjet e tjera, bie në sy disfata e Borussia Monchengladbach në shtëpi ndaj Union Berlin me rezultatin 1-2.

Rezultatet:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency