VIDEO/ Driblime dhe eurogol, talenti shqiptar i Tottenham dhuron spektakël
Renaldo Torraj ka lindur në Londër, është vetëm 17 vjeç dhe aktivizohet si mbrojtës krahu. Adoleshenti i talentuar është pjesë e klubit të Tottenham, aktivizohet me ekipin anglez U18 dhe ka debutuar me Shqipërinë U17 në shkurtin e vitit të kaluar.
Torraj ka realizuar një eurogol ditën e sotme, teksa Tottenham U18 fitoi 2-1 kundër Brighton U18 dhe takimin e zhbllokoi pikërisht lojtari kuqezi.
Ishte minuta e 37-të kur Torraj, një anësor krahu modern që bën mirë të dy fazat e lojës, kreu dy driblime fantastike përpara se të lëshonte një “predhë” që u ndal në trekëndësh.
Ky ishte goli i dytë në kampionat për Torrajn, i cili ka dhuruar edhe një asist, gjithsesi këto nuk kanë mjaftuar që trajneri i Shqipërisë U19, Armando Cungu t’i dërgojë një ftesë…



