VIDEO/ Drita “fiket” në Finlandë, e pëson nga Inter Turku në takimin e parë të Conference League
Drita nuk ia doli që të merrte rezultat pozitiv në takimin e parë kualifikues të raundit të parë të Conference League, ndërsa është mundur me rezultatin 0-1 nga Inter Turku në “Veritas Stadion”.
Nënkampionët e Kosovës vuajtën shumë në pjesën e parë, me atë 45 -minutësh që u luajt më shumë pranë portës së Malokut, ndonëse ky fraksion u mbyll pa gola.
Gjilanasit do e nisnin më mirë pjesën e dytë, ku u shfaqën më kërkues. Megjithatë dalja e Blakqorit nga fusha e lojës në minutën e 75’, pasi mori kartonin e dytë të verdhë, pati ndikim të menjëhershëm te Drita.
Skuadra e trajnerit Nuhiji e pësoi vetëm 2 minuta më pas, pra më saktësisht në minutën e 77’, kur pas një rrëmuje në zonë Niska gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi Inter Turku-n në avantazh.
Më pas nga ana e ekipit të Kosovës u kërkua barazimi, por pa sukses, dhe ndeshja e parë mes tyre u mbyll me rezultatin 1-0.
Ndeshja e kthimit do të luhet në Prishtinë më 12 korrik dhe në të Drita do duhet që të përmbysë rezultatin për të kaluar në raundin tjetër, në të kundërt do duhet t’i japë lamtumirën Conference Leagues.
Inter Turku-Drita (1-0)
Conference League
77’-Gool! Inter Turku kalon në avantazh me Niska-n, Drita nuk ia del të mbajë barazimin.
74’-Blakqorri merr kartonin e dytë të verdhë, Drita mbetet me 10 lojtarë në fushën e lojës.
48’-Krasniqi kërkon të gjejë rrugën drejt rrjetës me një goditje nga distanca, por e dërgon topin shumë larg portës.
27’-Blakqori tenton të gjejë rrugën drejt portës, por e dërgon topin shumë lart.
26’-Ndërhyrje e gabuar, Tamminen merr karton të verdhë.
07’-Inter Turku rrezikon portën e Dritës, por Maloku reagon mjaft mirë dhe e ndal skuadrën finlandeze.
03’-Ndërpritet për pak momente ndeshja, dëmtohet Baftiu, merr ndihmën mjekësore.
Nis ndeshja Inter Turku-Drita, takimi i parë kualifikues për raundin e parë të Conference League.
Formacionet zyrtare:
Inter Turku: 4:3:3/ Riikonen, Niska, Ruxi, Ketting, Arciero, Forsell, Paananen, Jyry, Haro, Lepisto, Tamminen.
Trajner: Grau
Drita: 4:2:3:1/ Maloku, Krasniqi, Limani, Balde, Blakqori, Namani, Broja, Muja, Baftiu, Ajzeraj, Simonovski,
Trajner: Nuhiji



