Futboll

VIDEO/ Dy asiste në barazimin spektakolar, Enis Çokaj plot klas e altruizëm

3-3 përfundoi sfida Gorica-Lokomotiva e Zagrebit, përballje ku Enis Çokaj u shfaq protagonist për ekipin kryeqytetas. Mesfushori i kombëtares shqiptare, dhuroi dy asiste, duke u ngjitur në shifrën e 8 asisteve në kampionatin kroat.

 

Më mirë se 23-vjeçari nga Malësia e Madhe ka bërë vetëm Ivan Delic i Sibenik (9). Çokaj tregoi klas me një lëvizje në minutën e 42-të, duke i dhënë mundësinë Pivaric ta rihapte ndeshjen, pasi vendasit kishin realizuar dy herë më parë.

Asisti i dytë i lojtarit shqiptar erdhi pesë minuta përpara fundit. Çokaj u shfaq altruist, edhe pse kishte mundësi të shënontë vetë, duke pasuar për Kulenovic te goli i avantazhit 2-3, por Gorica evitoi humbjen me një penallti në minutën e fundit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency