VIDEO/ Dy autogola për 10 minuta, Verona dhe Milani “asiste” njëri-tjetrit
Dy autogola brenda dhjetë minutash në Hellas Verona-Milan. Kampionët e Italisë zhbllokuan takimin në minutën e nëntë falë një autogoli të Miguel Veloso.
Mesfushori portugez, i cili mban shiritin e kapitenit te Hellas, dërgoi gabimisht në portën e tij një top të ardhur nga krahu i majtë nga ana e Rafael Leaos.
Avantazhi i djemve të Stefano Piolit zgjati fare pak, pasi ekipi vendas barazoi rezultatin dhjetë minuta më vonë. Sërish autogol, këtë radhë nga ana e Matteo Gabbia.
Qendërmbrojtësi i Milanit devijoi një gjuajtje të gjermanit Koray Gunter, duke ndezur festën e lojtarëve dhe tifozëve të Hellas Verona.



