VIDEO/ Dy gola japonezë nderojnë Liverpoolin ndaj skuadrës së Rashicës
Liverpool ka triumfuar me rezultatin 2-1 në sfidën ndaj Norwich teksa dy gola të shënuar nga Takumi Minamino i mjaftuan të besuarve të trajnerit Jurgen Klopp për të siguruar biletën për në çerekfinalet e FA Cup.
Golat nga ana e japonezit u realizuan në pjesën e parë respektivisht në minutat 27 dhe 37 ndërsa nga ana tjetër, miqtë realizuan në fraksionin e dytë me anë të Rupp. Mirëpo, ky gol nuk ndikoi te rezultati përfundimtar për Liverpool që diti të menaxhonte avantazhin e pjesës së parë.
Kujtojmë se për Norwich në fushë ishte edhe Milot Rashica me futbollistin e Kosovës që u aktivizua deri në minutën e 61, por nuk ia doli të linte gjurmë.



