Nations League

VIDEO/ Dy gola në dy minuta në “Dall’Ara”, Italia paqe me Gjermaninë, Mali i zi befason Rumaninë

Në stadiumin “Dall’Ara” të Bolonjës, matën forcat dy superfuqi të futbollit europian, Italia me Gjermaninë, që bëjnë pjesë në Grupin 3 të Ligës A së bashku me Anglinë dhe Hungarinë. Pas minutash të tëra me rezultatin të pandryshuar (kishte goditur shtyllë Scamaca, goli i parë i sfidës erdhi në të 70-tën nga Lorenzo Pellegrini, që ngriti peshë tifozët vendës me një finalizim të thjeshtë, i gjendur i vetëm vetëm pak metra larg portës së mbrojtur nga Neuer.

Mirëpo epërsia e italianëve zgjati shumë pak. Pas një aksioni pa shumë pretendime, “Panzerat” përfituan nga shpërqendrimi i vendasve, duke barazuar me Kimmich. Nuk pati ndryshim rezultati në minutat e mbetura,

Në Stamboll, Turqia vendëse e drejtuar nga gjermani Kuntz fitoi me rezultat të thellë 4-0 ndaj Islandës.  Under shënoi golin e parë të takimit në minutën e 37-të, ndërsa në fraksionin e dytë realizuan njëri pas tjetrit Dervisoglou, Dursun dhe Demiral.

 

Turqi – Ishujt Faroe 4-0 (Under 37′ , Dervisoglu 47′, Dursun 82′, Demiral 85′)

 

Fitore shumë e rëndësishme për Malin e Zi përballë Rumanisë në Podgoricë. Të dy golat e ndeshjes vendësit i shënuan në pjesën e dytë me autorë Mugosa dhe Vukcevic.

Mali i Zi – Rumani 2-0 (Mugosa 66′, Vukcevic 87′)

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency