Kombëtare

VIDEO/ Dy gola për katër minuta, Anglia U21 ndëshkon kuqezinjtë e Bushit

Shqipëria U21 e mbylli në barazim pjesën e parë kundër moshatarëve anglezë, në një takim për eliminatoret e Euro 2023.

“Tre Luanët” e filluan shumë mirë fraksionin e dytë të takimit dhe kaluan në avantazh pas 94 sekondave me anë të Folarin Balogun.

 

20-vjeçari i Middlesbrough mori një asist nga Morgan Gibbs-White, doli i vetëm përballë Simonit dhe dërgoi topin në rrjetë.

Pesë minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë për Anglinë U21. Gafë e Jurgen Çelhakës dhe gol i Curtis Jones.

 

Talenti i Liverpoolit realizoi golin e dytë për skuadrën e tij, që ndodhet në vend të dytë në grupin G.

Anglia ngjitet në kuotën e 16 pikëve me fitoren e sotme, Çekia kryesuese është tre pikë larg, por anglezët kanë luajtur dy sfida më pak.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency