VIDEO/ Dy golat kuqezi, kur Shkëlqim Muça dhe Sokol Kushta ndëshkonin Spanjën
Shqipëria do të luajë sonte në mbrëmje ndeshjen e tetë në histori kundër Spanjës. Miqësorja që do të luhet në stadiumin e Espanyolit, do të transmetohet në Supersport 2 (19:45).
Shtatë takimet e mëparshme ndaj kombëtares iberike i kemi humbur të shtata, duke realizuar vetëm dy gola në total. Më 3 dhjetor të vitit 1986 Shqipëria priti Spanjën në ndeshjen e vlefshme për Eliminatoret e Europianit 1988.
Pavarësisht se Kombëtarja u mund me rezultatin 1-2, ky gol i shkëlqyer i realizuar nga Shkëlqim Muça pas një kombinimi të bukur mes Omurit dhe Mingës, ka mbetur gjatë në kujtesën e tifozëve shqiptarë.
Ndërkohë, golin tjetër kundër Spanjës e realizoi Sokol Kushta më 22 shtator të vitit 1993. Kuqezinjtë prisnin Spanjën në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Botërorit të vitit 1994.
Ekipi kundërshtar fitonte 1-5 në kryeqytetin shqiptar. Ish-sulmuesi i famshëm vlonjat realizonte me parabolë golin e vetëm të kombëtares tonë, teksa djemtë e Rejës do të tentojnë të shënojnë pas 29 vitesh kundër Spanjës.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



