Kombëtare

VIDEO/ Dy lojtarë të vetëm përballë portierit, e pabesueshme çfarë humb Gjermania!

E pabesueshme çfarë humb Gjermania. Katër herë kampionët e botës po sfidojnë Hungarina në “Puskas Arena” të Budapesit, takim i vlefshëm për Grupin 3 të Ligës A, aty ku bëjnë pjesë edhe Italia e Anglia.

Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1. Zsolt Nagy kaloi vendasit në avantazh në minutën e gjashtë, por Gjermania riktheu baraspeshën tre minuta me anë të Jonas Hofmann, mesfushorit të M’Gladbach.

“Pancerat” kishin një mundësi të artë për të kaluar në avantazh në minutën e 72-të. Hoffman dhe Timo Werner marshuan të vetëm drejt portës hungareze.

Autori i golit u tregua altruist, por gaboi me pasimin e tij drejt sulmuesit të Chelsea, me mbrojtësin vendas, Orban, i cili kreu një ndërhyrje të saktë duke larguar topin në këndore.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency