VIDEO/ Dygolësh i Sadikut, sulmuesi shqiptar shkëlqen në Spanjë
Skuadra e Las Palmas fitoi me rezultatin 4-2 ndeshjen ndaj Leganes për llogari të javës së 33-të në La Liga 2. Ai që shkëlqeu për vendasit me një dygolësh ishte sulmuesi shqiptar Armando Sadiku.
Elbasanasi në dy raste për secilën pjesë tregoi se nuk e ka humbur nuhatjen për golin, ndërsa ky ishte realizimi numër tre për 30-vjeçarin në vitin 2022. Një vit që duket se po rezulton me fat deri më ta i për Sadikun pasi lojtari ishte duke kaluar një moment negativ prej kohës kur aktivizohej me Bolivarin në Bolivi.
Ndërkaq, ky ishte goli i pestë i Sadikut me Las Palmas teksa në llogarinë e tij veç tre realizimeve në kampionat, i shtohen edhe dy rrjeta në Kupë. Sakaq, pas kësaj fitoreje skuadra e Sadikut, Las Palmas renditet në vendin e tetë me 47 pikë, ndërsa synojnë të sigurojnë një vend në Play-Off për të pretenduar një vend mes elitës së futbollit spanjoll, La Liga.



