Segunda Division

VIDEO/ E turpshme nga Spanja, lojtarët sulmojnë portierin kundërshtar

Një imazh i shëmtuar për futbollin spanjoll mbërrin nga La Liga 2 aty ku derbi mes Sporting Gijon dhe Real Oviedo i përfunduar me rezultatin 0-1, prodhoi një tension të pajustifikueshëm pas përfundimit të 90-minutave. Lojtarët e Gijon rrethuan portierin kundërshtar dhe nisën përplasjet fizike, ndërsa nuk munguan ofendimet e rënda për Joan Femenias.

Gardiani shpëtoi vetëm pas ndërhyrjes së shokëve të skuadrës, ndërkohë që trajneri i Real Oviedo pas ndeshjes theksoi se festa e lojtarëve të tij në fushë nuk ishte për të provokuar kundërshtarët ndërsa e cilësoi të pajustifikueshme atë që ndodhi. Pas kësaj ndeshje, Real Oviedo mban vendin e gjashtë në kampionat ndërsa shpreson të arrijë në zonën play-off për të tentuar ngjitjen në elitë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency