Conference League

VIDEO/ Eintracht surprizon Barcelonën, Abraham nis festën verdhekuqe në “Olimpico”

Katër minuta kanë mjaftuar për të shijuar golin e parë në Barcelona-Eintracht Frankfurt, sfida e kthimit çerekfinale në Europa League (1-1 ndeshja e parë në Gjermani).

 

Skuadra gjermane fitoi një penallti pas një faulli të Eric Garcia kundrejt danezit Jesper Lindstrom. I verdhë për mbrojtësin e ekipit katalanas dhe gol i Filip Kostic, i cili ndezi festën e ultrasve gjermanë, të cilët kanë udhëtuar të shumtë drejt Spanjës.

 

Ndërkohë, gol edhe në Roma-Bodo/Glimt. Çerekfinalja e dytë e Conference League që po luhet në “Olimpico” (2-1 për Bodon ndeshja e parë), u zhbllokua në minutën e gjashtë nga Tammy Abraham. Roma në avantazh.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency