VIDEO/ Ekipi i rikthyer në Premier befason Liverpoolin, Diaz ndalet nga shtylla
Fulham u rikthye në Premier League dhe sot po luan takimin e parë të sezonit 2022/2023 përballë Liverpoolit të Jurgen Klopp.
Minuta e 32’ ka sjellë edhe avantazhin e ekipit londinez. Aksion i bukur i vendasve, krosim i Tete dhe finalizim me kokë i Aleksandar Mitrovic.
Sulmuesi serb fitoi duelin ajror me Trent-Alexander Arnold dhe mposhti portierin Alisson, duke ndezur festën e tifozëve në “Craven Cottage”.
Tani pritet reagimi i “The Reds”. Djemtë e Jurgen Klopp kanë treguar fare pak nga kualiteti i tyre në gjysmëorëshin e parë të takimit.
VIDEO/ Barazim spektakolar në “Craven Cottage”, Nunez-Salah s’i mjaftojnë Liverpoolit
Luiz Diaz iu afrua shumë golit të barazimit në minutën e 39′, por gjuajtja potente e sulmuesit kolumbian u ndal në shtyllë.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



