Futboll

VIDEO/ Eliminuan Italinë dhe siguruan finalen e “Play-off”, ja si festuan maqedonasit në rrugët e Shkupit

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut fitoi ndeshjen e parë të “Play off-it” për Kupën e Botës Katar 2022 me rezultatin 0-1 ndaj Italisë, duke eliminuar kampionët në fuqi të Europës.

Pas kësaj fitoreje Maqedonia e Veriut siguroi finalen e “Play off-it”, ku përballë për “biletën” e fazës finale të Botërorit do të ketë Portugalinë, me këtë të fundit që fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Turqisë.

Kjo ka bërë që me mijëra qytetarë maqedonas të dalin në rrugët e Shkupit, për të festuar fitoren historike ndaj Italisë. Pas mbarimit të ndeshjes të gjithë u dyndën për në sheshet kryesore, ku festuan këtë arritje të përfaqësueses së tyre.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency