VIDEO/ Entuziazëm kuqezi në “Air Albania”, tifozët “shtyjnë ndeshjen” për pak minuta
Entuziazëm dhe koreografi e jashtëzakonshme e tifozërisë kuqezi në shkallët e “Air Albanias”, në prag të sfidës me Izraelin. Mbi 17 mijë tifozë janë të pranishëm në stadium, të cilët pritën me një duartrokitje të ngrohtë futbollistët në momentin e zbritjes në fushë.
Një nga pankartat më të veçanta të tifozerisë shqiptare në “Air Albania” është “Lidhje Kosovë-Shqipëri , jo ‘Open Ballkan’-Serbi”.


Nuk mungoi as një koreografi speciale, një banderolë ku shkruhej “Shqipëri Etnike”, në momentin që u luajt himni i Shqipërisë, duke shtuar edhe më shumë dozën emocionale, por edhe karikimin për 11-shen kuqezi në fushën e lojës.
Ndërkohë hedhja e disa letrave mbi portën ku do të qëndrojë Etrit Berisha, ka bërë që starti i ndeshjes të shtyhet me pak minuta, në mënyrë që të pastrohet fusha.
VIDEO/ Starton sfida në “Air Albania”, kuqezinjtë në kërkim të fitores së parë



