VIDEO/ Episod gazmor, Mertens i kërkojnë autograf te fanella e lojtarit shqiptar
Një episod gazmor i ka ndodhur Dries Mertens. Sulmuesi i Napolit ka qenë duke firmosur autografë për tifozët në qendrën stërvitore të klubit italian, teksa njëri prej tyre e ka surprizuar.
Tifozi i ka kërkuar belgut të firmoste fanellën e Elseid Hysajt, mbrojtësit të kombëtares shqiptare që verën e kaluar la Napolin pas gjashtë vitesh për t’u transferuar te Lazio.
VIDEO – #Mertens e il siparietto dell’autografo sulla maglia di #Hysaj di un tifoso azzurro 🤣 @dries_mertens14 pic.twitter.com/BoyHtIMdJn
— Napoli Magazine (@napolimagazine) February 15, 2022
“A je mirë, kjo është e Hysajt”, i është drejtuar Mertens tifozit duke buzëqeshur, moment që ka krijuar ilaritet te tifozët. Gjithsesi, firma e Mertens erdhi dhe tifozi u largua i gëzuar.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



