VIDEO/ Eriksen nuk humbet instiktin, tregon kualitetet nga Zvicra
Christian Eriksen vijon përgatitjet për t’u rikthyer sërish në fushën e blertë, teksa danezi nuk është dorëzuar edhe pas atij ataku kardiak që pësoi në Euro 2020. Mesfushori, pasi ndërpreu kontratën me Inter, tashmë ka nisur stërvitjet me skuadrën e Chiasso në Zvicër ndërsa pretendon të fitojë që në sezonin e ardhshëm të fitojë një kontratë në Holandë me Ajaksin apo edhe në vendlindjen me Odense.
Sakaq, nga stërvitjet me klubin zvicerian, Eriksen tregon se nuk i ka humbur cilësitë dhe nëpërmjet një video i bën të gjithë nostalgjikë teksa shënon nga distanca.
Sfera shkon në trekëndësh dhe portieri nuk mundet të bëjë asgjë për ta ndaluar atë. Kështu, Eriksen tregon qartë se është gati për të rifilluar dhe për të lënë pas atë kujtim të hidhur.



