Premier League

VIDEO/ Eriksen vërteton se është gati për rikthimin e madh, spektakël në miqësore

Christian Eriksen është duke “ulëritur” se ndjehet gati për rikthimin e madh në një fushë futbolli, pas atakut kardiak që pësoi në Euro 2020, një moment që frikësoi të gjithë botën e sportit. Danezi ka firmosur për Brentford në Premier League, por në klubin anglez ende e kanë lënë në “pit stop” derisa të jenë të sigurt se mesfushori është në gjendje optimale.

Dhe në fakt përgjigja e futbollistit nuk ka munguar, teksa në dy miqësoret e zhvilluara me klubin e ri Eriksen ka shkëlqyer ndërsa së fundmi në testin ndaj Rangers XI e përfunduar me rezultatin 2-2, dhuroi dy asistet për skuadrën e tij.

30-vjeçari kërkon tashmë me ngulm që të jetë i gatshëm në ndeshjen e kësaj jave që Brentford e luan ndaj Newcastle, ndërsa synimi kryesor i fantazistit është të marrë pjesë në Kupën e Botës Katar 2022 me kombëtaren e Danimarkës. Gjithçka duket se po shkon sipas planit për Eriksen, i cili edhe njëherë është gati të dhurojë “shoë” në Premier League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency