Kombëtare

VIDEO/ Ernest Muçi në formë, realizon dy gola në “pokerin” e Legias

Ernest Muçi ka arritur që të gjejë golat e parë për këtë vit, teksa ka arritur që të shënojë dy herë në ndeshjen miqësore mes Legias së Varshavës dhe Radomiakut. Ish-futbollisti i Tiranës, arriti që të shënonte në minutën e 20-të, pas një driblimi fantastik në zonë, ndërsa më pas shënoi dhe golin e dytë personal e të katërtin për skuadrën polake në të 81-ën, duke vulosur suksesin me poker falë një diagonaleje të saktë.

 

20-vjeçari ka arritur që të bëhet protagonist tek skuadra e Legias, teksa këtë edicion është aktivizuar në 16 ndeshje në kampionatin polak duke shënuar dhe katër gola, edhe pse në kupat e Evropës pësoi një dëmtim që e la për disa kohë larg fushave. Golat në këtë përballje miqësore janë një sinjal se sulmuesi po arrin formën e tij dhe mund të ndihmojë ekipin në arritjen e objektivit sezonal.

15 herë kampionët e Polonisë po zhvillojnë një edicion larg pritshmërive, teksa ndodhen në zonën e rënies, saktësisht në vendin e 17-të me vetëm 15 pikë, megjithatë skuadra ka treguar në këtë fazë përgatitoresh se ka ndryshuar diçka dhe shpresojnë që në pjesën e mbetur të sezonit, të arrijnë që të rikuperojnë së paku pozicionet e mjaftueshme për të qëndruar mes më të mirave të futbollit polak.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency