Boks

VIDEO/ Dikur ndeshej me Mike Tyson, ja si e rrëzon ish-boksieri britanik protestuesin me një goditje

Julius Francis, një ish-boksier britanik i peshave të rënda, që dikur u përlesh në ring me Mike Tysonin, aktualisht punon si rojë sigurie. Në rrjet po bën xhiron e botës një video ku 57-vjeçari rrëzon në tokë me një grusht të vetëm një protestues në zonën argëtuese BOXPARK Wembley në Londër. Në vetëm 12 orë, videoja mësohet se ka marrë 6 milionë klikime.

Julius Francis humbi nga KO në raundin e dytë kundër Mike Tyson në një duel që u zhvillua më 29 janar 2000 dhe që zgjati vetëm katër minuta.

Julius Francis kishte gjatë karrierës së tij si boksier ka zhvilluar 48 ndeshje, prej të cilave 23 i ka fitore (12 me KO), 24 humbje dhe një barazim.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency