Legjionarët

VIDEO/ Et’hemi ndëshkon kryesuesit, ish-sulmuesi i Kukësit i dhuron fitoren skuadrës së tij

Valon Et’hemi ka qenë protagonist kryesor i skuadrës së Istanbulspor në fitoren ndaj kryesuesve të Ankaragucu me rezultatin 0-1. Ish-sulmuesi i Kukësit shënoi golin vendimtar për të tijtë në minutën e 23 teksa me anë të një goditje të kalibruar në hyrje të zonës ia doli të mposhte portierin kundërshtar.

Ky ishte realizimi numër katër në këtë sezon për futbollistin 24-vjeçar, teksa Istanbulspor tashmë është ngjitur në vendin e katërt në Ligën e Parë turke. Kujtojmë se pjesë e Istanbulspor është edhe Eduard Rroca me Kristal Abazajn, me mesfushorin që edhe pse ishte i grumbulluar qëndroi për 90 minuta në stol, ndërsa sulmuesi anësor është i dëmtuar dhe mbetet jashtë ekipit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency