VIDEO/ Festoi me tymuese dhe e hodhi në tribunën e tifozëve, kërkohet ndëshkim për sulmuesin
Everton mori një triumf tejet të rëndësishëm për mbijetesën në Premier League teksa mposhti me rezultatin 1-0, Chelsean. Golin vendimtar për të besuarit e trajnerit Frank Lampard e shënoi Richarlison në minutën e 46, ndërsa braziliani improvizoi në momentin e festimit. Sulmuesi mori nga fusha një tymues të hedhur nga tifozët dhe ia ktheu sërish turmës në tribuna.
Mirëpo, ky gjest nuk është pëlqyer nga disa tifozë ndërsa habia më e madhe ishte fakti se Richarlison nuk u ndëshkua me karton nga arbitri. Ndërkaq, “shënjestra” është kaluar te Federata e cila në fakt në një precedent të mëparshëm ka vepruar krejtësisht ndryshe.
Fjala është për Harvey Elliot të Liverpool i cili në finalen e Carabao Cup ndaj Chelseat mori një tymuese nga tifozët dhe festoi, mirëpo Federata në atë kohë hapi një hetim për të riun e të kuqve.

Mbetet për t’u parë tashmë nëse për Richarlison do të veprohet me të “njëjtin metër”, aq më tepër kur braziliani e rikthue tymuese te tifozët duke rrezikuar këta të fundit.



